Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka zhvilluar tjetër ndeshje të madhe, ndërsa Baseli është kualifikuar në finalen e Kupës së Zvicrës.
Baseli fitoi 3:2 ndaj Lausannes. Ndeshja u vendos pas dy vazhdimeve nga 15 minuta, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri ishte pjesë e aksioneve në golin e parë dhe të dytë të Baselit.
Baseli dy herë u kthye nga disavantazhi, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 110-të.
Kapiteni Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Leon Avdullahu, u paraqitën nga minuta e parë për Baselin.
Ajeti në fund të kohës së rregullt u ndëshkua me karton të verdhë dhe në minutën e 90+1 u zëvendësua.
Alban Ajdini nga minuta e 75-të u aktivizua për Lausannen.
Në finale, më 1 qershor në Bernë, Baseli përballet me skuadrën Biel-Bienne, që garon në kategorinë e tretë.