Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota” në Zvicër, SHKA “Dardania” nga Winterthuri, SHKA “Ilirët ” nga Llozana, grupi folklorik në Gjenevë “Rapsodët” dhe Ajshe Muriqi – Fetaj kanë marrë pjesë bashkërisht në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës në Shqipëri.
Agron Bajrami, drejtor i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, sjell me fotografi atmosferën nga Kalaja dhe Qendra Historike e qytetit muze të Gjirokastrës.
Për këto shoqëri që kultivojnë prej vitesh folklorin shqiptar në diasporë është hera e parë që marrin pjesë në një nga ngjarjet më madhore folklorike, siç është Festivali i Gjirokastrës.
















