Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila operon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se janë regjistruar pritje të gjata të mërgimtarëve për të dalë nga Kosova.
Pikat më të ngarkuara janë Merdarja dhe Dheu i Bardhë, transmeton albinfo.ch.
Pritjet për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdarë, janë deri në një orë e gjysmë, ndërsa në Dheu i Bardhë rreth një orë.