Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi zhvilluan sot bisedime në Romë për programin bërthamor të Teheranit, do të vazhdojnë diskutimet më 26 prill në Oman.
“Ne do të takohemi të shtunën e ardhshme në Oman,” tha kreu i diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, për televizionin shtetëror iranian, duke sqaruar se “bisedimet në nivel teknik midis ekspertëve do të fillojnë të mërkurën”.
Sipas raportimeve, atmosfera e bisedimeve paraprake ishte konstruktive dhe negociatat e reja mund të zhvillohen “brenda ditëve të ardhshme”, përcjell albinfo.ch.