Sot, përmes një njoftimi zyrtar, Kuvendi i Kosovës bëri të ditur se seanca e ardhshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet të shtunën (nesër), duke filluar nga ora 12:00, përcjell albinfo.ch.
Kjo është seanca e tretë vazhduese për konstituimin e Kuvendit.
Më 15 prill u mbajt takimi i parë, i caktuar me vendim të presidentes Vjosa Osmani, sipas Kushtetutës së Kosovës, por pa rezultate, ngjashëm edhe më 17 prill.