Uji i pijshëm rreth aeroportit të Bazelit është shumë i kontaminuar – katër herë më shumë se kufiri ligjor – me mikrogrimca toksike, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja thuhet të jetë një shkumë zjarrfikëse me përmbajtje PFAS.
Faji thuhet se i takon EuroAirport, i cili ka përdorur shkumë zjarrfikëse që përmban PFAS për ushtrime për dekada. Këtë e ka zbuluar hulumtimi i televizionit gjerman “SWR” dhe ai francez “France 3”.
Rreth 60,000 banorë të Saint-Louis, thuhet se janë të prekur nga ky kimikal, i njohur si shkaktar i kancerit dhe sëmundjeve të tjera. /Albinfo.ch