Që nga marrja e kartonit të kuq në muajin e kaluar kur Hamburgu pësoi humbje nga Werder Bremenit, Valon Behrami nuk ka luajtur më për ekipin e tij. Kjo duket të jetë edhe ndeshja e fundit për këtë sezon, e mbase e fundit edhe për të në ekipin e Hamburgut.
Lojtari i përfaqësueses zvicerane pati një fillim të mirë pas kalimit të tij nga Napoli, por së fundmi ndaj tij janë drejtuar kritika të shumta.
Lëndimet në gju e para së gjithash konflikti i ndodhur në zhveshtoren e Hamburgut mes tij dhe Johan Djourou, janë arsye të forta për të ndërprerë kontratën mes Behramit dhe klubit të Hamburgut, shkruan “blick.ch”, përcjell “albinfo.ch”.
Edhe zyrtarët e klubit të ”HSV Hamburg” janë të mendimit për t`i dhënë fund marrëveshjes më lojtarin shqiptar nga Mitrovica.