Kjo ndodhi për shkak se derisa kick boksieri serb ishte i shtrirë në tokë dhe përballej me goditjet e Agim Abudllahut, Golluboviç ka kërkuar nga gjyqtarët për ndërprerjen e meçit dhe pranimin e disfatës..
Por kështu nuk ndodhi edhe pas përfundimit të ndeshjes. Golluboviç ka fajësuar gjyqtarët se kanë ndërprerë ndeshjen pa nevojë dhe është ankuar se pas fitores, Agimi ia ka valëvitur para hundëve flamurin kombëtar shqiptar si dhe flamurin e Kosovës.
Mirëpo kick boksieri kosovar në një prononcim për “albinfo.ch”, thotë se ndeshja ka qenë gjithçka në rregull.
“Unë e di se ai me çdo kusht nuk dëshiron ta pranon humbjen. Derisa unë e godisja atë, ai vet ka kërkuar që ndeshja të ndërpritet. Pastaj më kërkesën e gjyqtarit unë e kam lëshuar dhe nuk e kam goditur tutje. Kjo mund të shihet edhe nga video incizimet”, ka thënë Agimi.
Ndërkohë Agimi është i gatshëm që t`i ofrojë edhe një herë tjetër ballafaqim nëse boksieri serb e kërkon. “Unë jam i gatshëm t`i jap revansh kurdo që ai e kërkon”, është shprehu Agim Abudllahu për “albinfo.ch”
Albinfo.ch
video: https://www.youtube.com/watch?v=sj6nL2XQu4Y
https://www.youtube.com/watch?v=U_hqVxm39Ws
