Në mes 500 dhe 600 persona kanë protestuar sot në Lozanë kundër dëbimit të refugjatëve në Itali. Të tubuarit kanë kërkuar që Zvicra, në raport me numrin e banorëve të saj, të pranojë numër më të madh të azilkërkuesve.
Duke marrë pjesë në këtë protestë, deputeti nga ky qytet në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Federal të Zvicrës, Luc Recordon ka kërkuar pranimin e pesë refugjatëve të kërcënuar me dëbim në Itali. Këta refugjatë kanë gjetur strehë për dy muaj në kishën Saint-Laurent, para së cilës është zhvilluar edhe protesta
Sipas tij, sistemi aktual në fushë të azilit është i papranueshëm. Në Zvicër ka mbi 100 mijë refugjatë ndërsa në rastin më të mirë vetëm 25 mijë vende për strehimin e tyre, ka thënë Recordon nhga Partia e Gjelbër.
Protestë kundër dëbimit të refugjatëve në Itali
0 Likes
0 Share
Në mes 500 dhe 600 persona kanë protestuar sot në Lozanë kundër dëbimit të refugjatëve në Itali. Të tubuarit kanë kërkuar që Zvicra, në raport me numrin e banorëve të saj, të pranojë numër më të madh të azilkërkuesve. Duke marrë pjesë në këtë protestë, deputeti nga ky qytet në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit […]