Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion ju fton të bashkoheni në faljen e namazit të Bajramit në adresën e mëposhtme në Lozanë:
📍 Adresa: BEAULIEU – LAUSANNE
Avenue des Bergières 10, 1004 Lausanne
Salla: 7
🕓 Namazi i sabahut falet në ora 06:40
🕖 Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 07:53
Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion bën thirrje që të merrni me vete sexhade.
Ky organizim, në këtë formë, po bëhet për herë të parë jashtë objektit të qendrës sonë, për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe për të akomoduar më mirë të gjithë besimtarët.