Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti nga Lidhja e Demokratike e Kosovës kanë hequr dorë nga marrja e postit të deputetit.
Të tre kandidatët për deputetë kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës por kanë vendosur ta mbajnë postin e kryetarit të komunës, transmeton albinfo.ch.
Muhaxheri dhe Ahmeti nga LDK do të zëvendësohen nga Arben Gashi dhe Paris Guri, ndërsa Bedri Hamza do të zëvendësohet nga Rashit Qalaj.
Lajmi u konfirmua gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim të rezultateve përfundimtare.