Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, i është hapur rruga certifikimit të rezutateve.
Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja:
- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka 42.30% të votave,
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.95%,
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.27%,
- Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06% të votave.
- Lista Serbe – 4.26% të votave.
Në bazë të këtyre rezultateve, LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 vende, transmeton albinfo.ch.