Gazeta zvicerane journal-b.ch i ka kushtuar një artikull të gjatë koncertit të Filharmonisë së Kosovës në Bernë, duke e nisur me titullin “Një mrekulli e pazëvendësueshme”, përcjell albinfo.ch.
Disa ditë më parë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, me një ekip prej 80 anëtarësh, mbajti një koncert në Casino Bern, ku dhuroi një spektakël të vërtetë muzikor.
Ky koncert ka tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane, ku journal-b.ch e përshkruan si një nga performancat më profesionale dhe me shumë “class”.