Senati zviceran dëshiron të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë nga efektet e dëmshme të mediave sociale, si TikTok dhe Instagram, përcjell albinfo.ch.
Ligjvënësit po shqyrtojnë nëse një ndalim i aksesit në platforma si TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç mund të ketë ndikim në mbrojtjen e të miturve.
Pse ndikimi i TikTok-ut shqetëson Zvicrën
Pa kundërshtime, Këshilli i Shteteve miratoi të martën dy postulate, me të cilat ra dakord edhe Këshilli Federal.
Ndër të tjera, qeveria federale do të shqyrtojë se çfarë efekti mund të ketë ndalimi i përdorimit të smartfonëve në shkolla për të mbrojtur të miturit.
Së fundmi, qeveria australiane u bë vendi i parë që ndaloi aksesin në platforma si TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.
Në disa vende të tjera ekzistojnë gjithashtu ndalime ose kufizime për përdorimin e smartfonëve në shkolla, si për shembull në Itali, Francë, Greqi dhe Holandë.