Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, liderëve dhe qeverisë, si dhe gjithë vendit, transmeton albinfo.ch.
Në fund, ai ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
“Jam thellësisht i pikëlluar të kuptoj për humbjen e 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si rezultat i shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, liderëve dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendit gjatë kësaj kohe zie. I uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të lënduarve,” ka shkruar Kurti.
I am deeply saddened to learn of the devastating loss of 51 lives in Kocani, North Macedonia, as a result of a tragic fire explosion in a nightclub. I express my deepest condolences to the families who lost their loved ones, as well as to the leaders and government of the…
— Albin Kurti (@albinkurti) March 16, 2025