Në Zvicër furnizimi me para ‘kesh’ duhet të jetë i garantuar, dhe monedha kombëtare është franga zvicerane.
Këshilli Kombëtar votoi të mërkurën për përfshirjen e këtij neni në Kushtetutën e vendit, përcjell albinfo.ch.
Konkretisht, kjo do të thotë se duhet të garantohet furnizimi me para letre dhe monedha, dhe se franga do të mbetet monedha zyrtare e Zvicrës.
Kjo lëvizje vjen pas një iniciative të grupit ‘Lëvizja Zvicerane për Liri’, e cila kërkoi që të garantohet furnizimi me monedha dhe kartëmonedha, dhe që çdo projekt për zëvendësimin e frangut me një monedhë tjetër t’i nënshtrohet votimit në referendum nga popullata.