Nga e hëna, lexuesit në diasporë kanë mundësi ta kenë në duar numin më të ri, të 13-tin me radhë, të revistës Albino.ch.
Investimet e realizuara dhe ato të pritura nga Diaspora në vendin e prejardhjes janë në fokus të këtij numri. Kësaj teme, nga kënde të ndryshme dhe me bashkëbisedues të ndryshëm, redaksia i është qasur në mënyrë kritike.
Reduktimi i pothuaj të gjitha dërgesave nga Diaspora në konsum të përditshëm është një ndër anomalitë e raportit diasporë-Kosovë. Anomalitë tjera nuk janë të pakëta dhe emërues i përbashkët i tyre mund të jetë “Diaspora e shpërdoruar”, siç del edhe nga editoriali i revistës.
Si zakonisht edhe ky numër përmban shkrime të tjera, jashtë temës bosht, por që gjithnjë lidhen me diasporën.
