Nga numërimi i 19 kutive të votimit prej 43 sa janë në total nga votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike prin Lëvizja Vetëvendosje me 81.9% të votave apo 3305, pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.21% apo 291 vota, transmeton albinfo.ch.
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave në Ambasadën e Kosovës në Londër.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 734 vota apo 87.69 % nga gjithsej 837 vota të vlefshme në këtë vendvotim.
Sipas rezultatit të KQZ-së, e dyta është Lidhja Demokratike E Kosovës me 59 vota apo 7.05 % dhe e treta Partia Demokratike E Kosovës me 31 vota apo 3.70 %
Votat në Danimarkë:
LVV – 130
LDK – 6
PDK – 6
AAK – 2