Ardon Jashari po shndërrohet në top-mesfushor të futbollit evropian.
Futbollisti me prejardhje nga Kumanova, Maqedonisë Veriore, të martën u shpall më i miri i ndeshjes mes Atalantas dhe Club Brugge.
Jashari udhëhoqi mesfushën e skuadrës belge, që fitoi 3:1 ndaj Atalantas në Bergamo dhe u kualifikua në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Jashari është 22-vjeçar, ndërsa së shpejti pritet të transferohet në ndonjë top-skuadër evropiane.
Ai është pjesë e Zvicrës.