Të enjten në mbrëmje (13 shkurt 2025), në orën 23:00, Policia Kantonale e St.Gallenit ka realizuar një kontroll në një klub në Sägengasse në lokalitetin Sennwald, transmeton albinfo.ch lajmin e publikuar të hënën ngamdiat zvicerane.
Me atë rast policia ka konstatuar se drejtori menaxhues i lokalit, një 30-vjeçar kosovar dyshohet se ka punësuar katër punonjës dhe dy muzikantë nga jashtë vendit, pa lejet e duhura të punës .
Si drejtori menaxhues ashtu edhe gjashtë punonjësit nga Shqipëria dhe Kosova do të raportohen në prokurorinë publike në kantonin e St.Gallenit, shkruan polizeinews.ch
Zyra e migracionit do të shqyrtojë masat sipas ligjit të imigracionit.