Raportohet se disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish të enjten në Munih, përcjell albinfo.ch.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në zonën Dachauer Strasse, ka konfirmuar policia.
Shoferi është ndaluar në vendngjarje, sipas policisë.
Konferenca e Sigurisë në Munih do të fillojë të premten dhe nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky planifikohej të mbërrinin më vonë të enjten.