Komisioni Qendror i Zgjedhjev,e në faqen ku po përditëson rezultatet preliminare të votimeve të 9 shkurtit, ka numëruar mbi 98% të fletëvotimeve.
Nga këto rezultate, Vetëvendosje prin me 40.83% të votave e pasuar nga PDK me 22.16%, LDK me 17.59% dhe AAK me 7.46%.
Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato me postë.
