Nisma e përgjegjësisë mjedisore, e iniciuar nga Të Gjelbrit e Rinj ka pësuar një humbje të rëndë në kutitë e votimit, në referndumin e sotëm. 69% të qytetarëve kanë votuar kundër saj.
Me 70 për qind, nisma e të Gjelbërve të Rinj u hodh poshtë. Kjo nuk është befasi, thotë politologu Lukas Golder. Por humbja është më e qartë se sa mund të pritej. Nisma me sa duket gjeti mbështetje vetëm në kampin e majtë-gjelbër.
Niveli mjaft i ulët i interesimit u reflektua edhe në pjesëmarrjen e votuesve: vetëm 38 për qind dolën në votime. Kjo është nën mesataren afatgjatë. Sipas BFS, kjo mesatare është 47 përqind midis 2011 dhe 2023.
Nisma e të Gjelbërve të Rinj u refuzua në të gjitha kantonet, me përqindjen më të ulët të refuzimit në Basel-Stadt (55%). Në kantonet Neuchâtel, Gjenevë, Vaud dhe Jura, kundërshtimi ishte më i ulët krahasuar me Zvicrën gjermanishtfolëse dhe Ticino. Kantoni Schwyz shënoi shkallën më të lartë të refuzimit, me mbi 84%.
Nisma është refuzuar qartë në shumicën e madhe të komunave. Komunat e Riemenstalden SZ dhe Ederswiler JU kanë shënuar madje 100 për qind vota Kundër.
Qytetet e mëdha si Gjeneva, Bazeli dhe Cyrihu gjithashtu kanë votuar kundër. Vetëm rreth dhjetë komuna në gjithë Zvicrën kanë votuar për iniciativën, përcjell albinfo.ch.