Në qendrën e votimit në Ambasadën e Kosovës në Vjenë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës.
Sipas Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, për albinfo.at, kanë bërë të ditur se në këtë process kanë votuar 732 persona nga 940 sa kanë qenë të regjistruar për të votuar.
Ndryshe, ditë më parë nga Austria janë dërguar 1640 vota, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar nga Austria është 3932.