Gjermania me numrin më të lartë të votuesve nga diaspora, sot po voton
Që nga ora 07:00 e mëngjesit ka filluar procesi i votimit në Gjermani, e cila ka numrin më të lartë të votuesve të regjistruar, shkruan albinfo.ch.
Votimi ka nisur në ambasada e konsullata në gjashtë lokacione:
Berlin – ambasadë;
Frankurt – konsullatë;
Duseldorf – konsullatë;
Munih – konsullatë;
Shtutgart – konsullatë;
Hamburg – konsullatë
Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues.