Më tetë shkurt 2025, të gjithë bashkatdhetarët nga Austria mund të votojnë fizikisht në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, në adresën – Goldeggasse 2/15, 1040 Wien, Austri, shkruan albinfo.at.
Ju mund ta verifikoni statusin e regjistrimit duke klikuar në linkun e ofruar nga KQZ: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter.
Ndërkohë, për të marrë pjesë në votim, duhet të keni me vete njërin nga këto dokumente të identifikimit: Letërnjoftim; Pasaportë; Leje e vozitjes.
Procesi i votimit do të bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00. /Albinfo.at