Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se diaspora shqiptare në Zvicër mund të votoj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Lokacioni i ambasadës gjendet Zähringerstrasse 25, CH-3012, Bern.
Të drejtën për të votuar e kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësitë diplomatike.
Votuesit mund të verifikojnë statusin e regjistrimit duke klikuar në linkun e ofruar nga KQZ:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
Ndërkohë, për të marrë pjesë në votim, duhet të keni me vete njërin nga këto dokumente të identifikimit: Letërnjoftim; Pasaportë; Leje e vozitjes.
Procesi i votimit do të bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00.