Në pikën kufitare në Vërmicë sapo kanë hyrë fletëvotimet e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ato po përcillen nga Policia e Kosovës drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të ruhen në një ambient deri në numërimin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht bëhet e ditur se gjithçka po zhvillohet sipas procrdurave në kufirin e Vërmicës.
Nga 104,865 votues të regjistruar nga diaspora, mbi 84 mijë votues kanë zgjedhur votimin përmes postës.