Xhudistja kosovare Distria Krasniqi po vazhdon me hapa të sigurt për ta siguruar medaljen e saj të katërt të artë në karrierë.
Krasniqi tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.
Në çerekfinale, Krasniqi me një hedhje të bukur arriti ta mposht xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.
Më herët, Distria kishte siguruar fitore ndaj francezes Alyssia Poulange.