Me vendim unanim, Komisioni përgjegjës i Shëndetësisë (SGK-N) i Këshillit Kombëtar miratoi të premten pagesën e planifikuar të pensionit të 13-të të AHV-së.
Kushtet kornizë të propozuara nga Këshilli Federal janë të arsyeshme dhe pragmatike. Nga viti 2026, pensioni i 13-të do të paguhet një herë në vit në muajin dhjetor për të gjithë personat që kanë të drejtë për pension pleqërie.
Tani çështja i kthehet Këshillit Kombëtar në seancën pranverore./20minuten