Të paktën 30 persona janë lënduar dhe disa të tjerë janë në gjendje të rëndë, si pasojë e një incidenti me teleferik në Spanjë.
Ngjarja ndodhi në vendpushimin e skive Astun, i cili ndodhet në kufirin spanjoll me Francën, në vargmalin e Pyrenees.
Kanali shtetëror TVE raporton se rreth 80 persona mbeten të bllokuar në teleferik teksa për momentin nuk dihet shkaku i incidentit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se ishte i tronditur nga lajmi, transmeton albinfo.ch.
Kryqi i Kuq Spanjoll njoftoi se ishte bashkuar me shërbimet e urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar dhe 11 automjete të tjera të specializuara për shpëtimin e të bllokuarve.