Ministria e Diasporës në bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri është duke krijuar rrjetin e juristëve shqiptarë në Austri, projekt ky i paraparë me Planin e Veprimit të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2015.
Andaj Ministria e Diasporës ka ftuar të gjithë pjesëtarët e diasporës shqiptare në Austri, të ndihmojnë në identifikimin e juristëve shqiptarë në Austri.
Informacionet e mëtutjeshme mos hezitoni të na dërgoni në e-mailin e Ambasadës: embassy.austria@rks-gov.net
Rrjeti i juristëve, përkatësisht takimi i parë për krijimin e rrjetit të juristëve do të mbahet me datën 25 prill 2015 në orën 18:00 në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë (Goldeggasse 2/14, 1040 Wien).