Skip to content

Në Kosovë importohen më shumë vetura të vjetra

Në Kosovë më shumë frekuentojnë vetura të përdorura, se sa ato të reja. Kështu bëjnë të ditur zyrtarë nga Dogana e Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, tregon se vitin e kaluar nga vende të ndryshme të Evropës janë importuar 17,747 vetura, nga to 16,675 kanë qenë vetura të përdorura, kurse vetëm 1,072 vetura të reja.

Vlera e përgjithshme e importit të të gjitha veturave ka arritur në 93 milionë euro. Prej tyre,36.3 milionë euro janë nga veturat e vjetrat, kurse 4.1 milionë euro janë për vetura të reja, ndërkaq taksa janë paguar 40 milionë euro.

Sic raporton Radio Evropa e Lirë edhe përfaqësues të auto-salloneve të veturave vlerësojnë se në Kosovë shiten vetëmshtatë për qind e veturave të papërdorura.

Të gjitha veturat në Kosovë importohen nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, kurse çmimi varet nga marka dhe viti i prodhimit të veturës.

Sidoqoftë, të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë janë të regjistruara afër 290 mijë mjete motorike dhe jo motorike

Deri më tani importi i veturave më të vjetra se 13 vjet, ka qenë i ndaluar, por me një pako të re fiskale të miratuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, janë hequr kufizimet për importin e veturave, pavarësisht vjetërsisë. Njëherësh, është ulur edhe akciza për import të veturave.