Afër njëmijë persona, saktësisht 978 refugjatë afrikanë që po udhëtonin me barka drejt Evropës janë shpëtuar të premten nga vdekja në Detin Mesdhe. Këtë njoftim e kanë bërë rojat italiane të bregdetit, të cilat, gjithsej tri aksione shpëtimtare i kanë ndërmarrë në afërsi të bregdetit të Libisë.
Sipas njoftimit në fjalë, në njërën nga barkat është gjetur trupi i pajetë i një njeriu.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters , migrantët kishin lëshuar një alarm të premten me ç`rast kishin kërkuar ndihmë përmes telefonave satelitorë.
Agjencia dhe as rojat italiane nuk kanë ofruar të dhëna mbi nacionalitetin e viktimave të shpëtuara.
Marina italiane shpëton 978 refugjatë nga mbytja në det
0 Likes
0 Share
Afër njëmijë persona, saktësisht 978 refugjatë afrikanë që po udhëtonin me barka drejt Evropës janë shpëtuar të premten nga vdekja në Detin Mesdhe. Këtë njoftim e kanë bërë rojat italiane të bregdetit, të cilat, gjithsej tri aksione shpëtimtare i kanë ndërmarrë në afërsi të bregdetit të Libisë. Sipas njoftimit në fjalë, në njërën nga barkat […]