Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën Rashçe-Saraj të Maqedonisë së Veriut, ku një automjet në të cilin udhëtonin një familje 5 anëtarëshe, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në lumin Vardar.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se një fëmijë 5 vjeçar arriti të shpëtonte dhe u gjet afër ujit. Ndërsa sipas informacioneve të fundit, trupat e tre personave të tjerë të pajetë janë nxjerrë nga vetura, ndërsa ende po zhvillohet kërkimi për gjetjen e viktimës së katërt.
Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe përpiqen të zbulojnë detajet e tjera të ngjarjes tragjike