Mjegulla e dendur në Kosovë ka shkaktuar anulimin e të gjitha fluturimeve vajtje e ardhje në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.
Në një njoftim në faqen e Aeroportit të Prishtinës bëhet e ditur se fluturimet që ishin planifikuar të arrijnë nga Stuttgarti, Zvicra, Stambolli, Munih, Oslo, Dusseldorf, Memmingen, Basel dhe Nuremberg janë anuluar të gjitha.
Ndërsa, nisjet nga ANP ‘Adem Jashari’ për vajtje në Hannover, Nuremberg, Basel – Mulhouse, Zurich, Stamboll, Basel – Mulhouse, Munich dhe Oslo disa janë anuluar e disa të tjera janë shtyer.