477 mijë dollarë është shuma që njeriu më i fuqishëm në botë, Barak Obama së bashku me bashkëshorten Michele kanë fituar gjatë vitit 2014.
Krahas pagës bazë, në deklarimin e të ardhurave çifti ka paraqitur edhe rreth 88 mijë dollarësi “të ardhura biznesi”, që nënkupton kryesisht paratë e fituara nga shitja e librave. Ky burim të ardhurash ka njohur edhe kohëra dukshëm më të mira…
Nga kamatat, Barack dhe Michelle kanë fituar 16 mijë dollarë. Marrë së bashku, të ardhurat e çiftit kanë qenë për 0.8% më të ulëta se një vit më parë. Por në të kaluarën, ka pasur vite kur fitimi i Obamave ka kaluar edhe milionët.
Obamat kanë paguar 93 mijë dollarë në emër të taksave për federatën, që i bie 19.6 % nga të ardhurat. Këtyre u shtohen pastaj edhe taksat lokale në shtetin e tyre Illinois në lartësi prej 22.500 dollarësh.
Çifti gjatë vitit 2014 ka dhuruar së bashku më shumë se 70 mijë dollarë, ose rreth 15% të fitimeve, për qëllime humanitare.