Pritjet për të dalë nga pikat kufitare të Kosovës po vijojnë deri në 1 orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Muçibabë po pritet deri në 1 orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta.
Sakaq në pikat e tjera kufitare nuk ka dhe aq fluks të madh të pritjeve.
Nga ana tjetër, për të hyrë në Kosovë, pritjet më të gjata janë deri në 10 minuta.