Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve në fillim të vitit 2025 pritet të paraqitet në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që mbahet në Winterthur të Zvicrës.
Kombëtarja bardh e kaltër i zhvillon tri ndeshje, ndërsa për kundërshtarë ka ekipe kombëtare që më vonë në janar paraqiten në Kampionatin Botëror.
Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, të hënën ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar.
Në Kombëtare janë ftuar lojtarë tashmë të konfirmuar. Grumbullimi bëhet më 2 janar në Winterthur.
Më 4 janar prej orës 19:00 luhet ndeshja Zvicër – Kosovë.
Ky është edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”.
