Në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si mirëseardhje, pasagjerët do të kenë K’cimin e Tropojës.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar ai.
K’cimi i Tropojës ka hyrë në mbrojtje të UNESCO-s.
VIDEO: