Lideri i PD-së Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit në mosbindjen civile që po zhvillohet në Tiranë.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ky dimër i vështirë do të kalohet dhe diktatori do rrëzohet.
Protestuesit nga ana tjetër brohorsnin “o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “E duam Shqipërinë me Sali Berishën”. Ai kërkoi sërish qeveri teknike.
Ndërsa deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Mësohet se ai nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja, ndërsa i është dhënë menjëherë ndihma e parë.