Autoritetet italiane thanë se kishin marrë telefonata për ndihmë nga tre anije me imigrantë që ndodheshin në kushte të vështira të motit në Detin Mesdhe.
Gjatë rrugës për shpëtimin e anijeve me pasagjerë, ata gjetën dy anije të tjera të mbushura me imigrantë që po fundoseshin, të cilët i morën dhe i dërguan në ishujt e Siçilisë dhe në atë të Lampeduzës..
Sic raporton VoA numri i imigrantëve nga Afrika që marrin udhëtimin e rrezikshëm përmes detit Mesdhe për të hyrë në Europë është rritur në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin 2014.