Kompania e njohur Starlink ka njoftuar të shtunën se interneti i saj do të jetë i disponueshëm edhe në Kosovë.
“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesa të pakta i Starlinkut tash është në dispozicion në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie në rrjetin social “X”.
Këtë e ka konfirmuar edhe pronari i Starlink, miliarderi Elon Musk.
“Starlink tash në Kosovë”, ka shkruar Musk në “X”.
Starlink’s high-speed, low-latency internet is now available in Kosovo! 🛰️🇽🇰❤️ → https://t.co/G1myzWJQ6j pic.twitter.com/55sQa88sNX
— Starlink (@Starlink) December 21, 2024