Si edhe çdo vit tjetër, mërgimtarët nisen për në Kosovë për festat e fund vitit. Kjo krijon edhe pritje të gjata në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.
Mëngjesin e së dielës, sipas Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare pritjet kalojnë më shumë se një orë.
Në pikën kufitare, Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës shkojnë deri në 90 minuta ose një orë e gjysmë.
Në Muçibabë, pritjet janë deri në 25 minuta e në Mendarë janë 20 minuta, ndërkohë që në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.