Një pjesë e madhe e elektoratit zviceran i sheh si probleme për politikën migracionin dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me të huajt. Shumë prapa mbeten çështje si mjedisi, papunësia dhe shëndetësia, tregon „Barometri zgjedhor” i SRG-së, anketë e kryer para zgjedhjeve nga Institutit i Kërkimeve gfs.bern.
31 për qind e votuesve të PS-së e shohin si urgjente zgjidhjen e çështjes së migracionit. Kjo është më pak e theksuar në mesin e votuesve të të Gjelbërve, ku vetëm 18 për qind e trajtojnë migracionin si problem që kërkon zgjidhje urgjente.
Ndërsa 42 për qind e votuesve CVP shohin migracionin dhe politikën e emigracionit problemin më të ngutshëm të politikës zvicerane. Në shtator 2013 kjo shifër ishte 22 për qind. Ndërsa te votuesit e SVP-së këtë herë kishte rënie në 44 për qind. Më 2013 ishte ende në 50 për qind.
Çështja e dytë kryesore janë marrëdhëniet e “trazuara” të Zvicrës me BE-në që e shprehin votuesit e të gjitha partive, me përjashtim të të Gjelbërve, që e kanë me prioritet mjedisin.