Banorët e një ndërtese në Langenthal (BE) kanë pasur një frikë të madhe të djelën herët në mëngjes. Kopshti i dimrit i bashkangjitur me ndërtesën e tyre është kapluar nga zjarri, duke u shkatërruar plotësisht. Banorët janë evakuuar nga ndërtesa përkohësisht. Ndërsa bëhet e ditur se askush nuk është lënduar.
38 zjarrfikës kanë qenë në gjendje të parandalojnë zjarrin, duke arritur që zjarri të mos zgjerohet deri te ndërtesa e banorëve në fjalë. Shkaku i zjarrit ende nuk është identifikuar, raporton policia në Bernë.