Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se me përjashtim të rasteve emergjente, shërbimet e rregullta për këtë vit kalendarik përfundojnë nga data 23 dhjetor 2024.
Sipas këtij postimi ofrimi i shërbimeve konsullore do të rifillojë në Vitin e Ri kalendarik 2025, më 3 janar 2025, pas përfundimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
“Për raste emergjente, ju mund të na kontaktoni në: Email: consulate.vienna@rks-gov.net
Numri emergjent: +43 677 646 81903”, thuhet tutje në njoftim