Kapiteni shqiptar i kombëtares së Zvicrës ka folur për grupin për kualifikueset për Botërorin 2026.
Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova e për Xhakën është lojë e veçantë.
“Një grup shumë interesant dhe i vështirë! Ka kohë që nuk luajmë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Kosova është një ekip i mirë dhe do të jetë gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, ka thënë Xhaka.