FC Baseli ka mposhtur FC Aarau-n me rezultatin e thellë 6-0. Kjo është fitorja e tyre e dytë më e thellë e sezonit. Shkëlzen Gashi bëri një tjetër paraqitje fantastike në kampionatin zviceran „Raiffeisen Super League” duke shënuar 2 gola kundër FC Arau në Basel.
Gashi, golin e tij të parë e ka shënuar në minutën e 21-të, derisa të dytin në të 63-tën, që ishte edhe i gjashti gol i FC Baselit në këtë përballje dhe padyshim goli më fantastik i shënuar deri më tani në Superligën zvicerane. Golashënuesi më i mirë në Superligë, Gashi, nuk ka ndeshje që nuk sjell ndonjë gol për skuadrën e Bazelit.
FC Baseli vazhdon rrugëtimin drejt titullit të kampionit me me shtatë pikë më shumë se Young Boys.