Jeffrey Hovenier ka vendosur të largohet nga misioni në Kosovë dhe të pensionohet.
Osmani e ka vlerësuar Hovenierin si më shumë se një ambasador në Kosovë. Osmani ka vlerësuar kontributin që Hovenier ka dhënë për Kosovën.
“Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier, i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-në. Faleminderit Ambasador Hovenier!”, ka shkruar ajo në Facebook, tek ka publikuar një video të ceremonisë.